Po transportonte lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, vihet nën hetim 33-vjeçari në Librazhd

28 Korrik 2023, 21:00| Përditesimi: 28 Korrik 2023, 21:03

  • Share

LIBRAZHD- Një 33-vjeçar në Librazhd është vënë nën hetim pasi është kapur duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.

Ai ka qenë duke transportuar me një automjeti kamion, 12 m3 lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës. 33-vjeçari K. T., është arrestuar në fshatin Katjel në Librazhd.

33-vjeçari akuzohet për veprën penale "Prerja e paligjshme e pyjeve".  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tao Tao: 28/07/2023 23:30

    Shoferi i shkrete eshte i punesuar. Bosi ( me kompanine ) qe rri ne Karkavec (Kalceto e re)i ben prerjet e drurit dhe transportin. Keta shoferat - hallexhinj genjehen per dy leke. 30 vjet pylli i shkrete, s'ka ngel gje me. Megjithate, do dalin nje dite hajdutet e medhenj te kesaj zone. Njerin e keni aty afer, ne Tirane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?