Po transportonte kanabis në bagazhin e makinës, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër (VIDEO)

4 Tetor 2023, 11:56| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 12:03

  • Share

SHKODËR- Një 30-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi është kapur duke tranpsortuar lëndë narkotike me automjet.

Ai është ndaluar në aksin rrugor “Shkodër-Prekal”, në fshatin Ura e shtrenjtë për kontroll dhe në bagazhin e makinës i janë gjetur dy thasë me kanabis, me peshë totale 35 kilogramë.

“Informacioni është administruar menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe në kuadër të operacionit policor të koduar "Delivery", në aksin rrugor “Shkodër-Prekal”, në fshatin Ura e shtrenjtë, është ndaluar për kontrolle automjeti me drejtues shtetasin N. M.

Gjatë kontrolleve, në bagazhin e këtij automjeti u gjetën 2 thasë me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 35 kilogramë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.

Ndaj 30-vjeçarit Ndoj Marku rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?