Foto ilustruese

Po transportonte emigrantë të paligjshëm, pranga 19-vjeçarit në Lezhë

22 Gusht 2023, 14:54| Përditesimi: 22 Gusht 2023, 14:55

  • Share

LEZHË- Një 19-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi ka qenë duke transportuar emigrantë të paligjshëm. I riu u vu në pranga në dalje të qytetit të Lezhës, dhe po transportonte 19 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta.

Emigrantët kishin si qëllim kalimin nga Mali i Zi drejt vendeve të BE-së. Ndërkohë, 19-vjeçari O.E., ishte banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?