Po transportonte emigrantë të paligjshëm nga Shkodra për në Greqi, arrestohet 22-vjeçari! Iu kishte marrë 500 euro për person

17 Dhjetor 2023, 13:56| Përditesimi: 17 Dhjetor 2023, 14:10

  • Share

Një 22 vjeçar ka rënë në pranga të policisë së Gjirokastrës, pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Policia thotë se ka arrestuar A.D, banues në Dukagjin. I riu u lokalizua teksa po udhëtonte në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”.

Policia i kërkoi që të ndalojë dhe mundën ta arrestojnë në hyrje të Gjirokastrës. Pas kontrolleve në makinën e tij, rezultoi se A. D. po transportonte nga Shkodra në drejtim të Greqisë, kundrejt pagesës 500 Euro për person, 4 emigrantë nga vendet e treta, të cilët synonin të kalonin ilegalisht nga Shqipëria, në vendet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip "Mercedes Benz” dhe 2 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?