Foto ilustruese

Po transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, arrestohet 63-vjeçari në Gjirokastër

14 Gusht 2022, 15:03| Përditesimi: 14 Gusht 2022, 15:05

  • Share

GJIROKASTËR- Një 63-vjeçar ka rënë në pranga, pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm. 63-vjeçari është kapur në vendin e quajtur ‘Ura e Lumit’ duke transportuar katër emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore. Ai po i transportonte në këmbim të parave.

Në pranga ka rënë Adriatik Shyti, ndërsa policia ka sekuestruar automjetin me të cilin po i transportonte dhe 1 aparat celular.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?