Foto ilustruese

Po transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, arrestohet 30-vjeçari në Pogradec! Nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar

10 Shtator 2023, 14:33| Përditesimi: 10 Shtator 2023, 14:34

  • Share

POGRADEC- Një 30-vjeçar është arrestuar në Pogradec pasi po transportonte emigrantë të paligjshëm. I riu, F.Q., sapo ka konstatuar se ishte në ndjekje nga Policia, ka tentuar të largohet me shpejtësi me automjet, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar.

Por, ai menjëherë dhe gjatë kontrollit në automjetin tip furgon u gjetën 29 emigrantë të cilët po i transportonte në këmbim të pagesës.  

Në kuadër të operacionit policor i koduar "Midnight 20”, policia ka sekuestruar automjetin dhe 1 aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?