Foto ilustruese

Po transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit, arrestohet 51-vjeçari në Paskuqan! Nën hetim bashkëpunëtorja e tij

14 Janar 2022, 08:30| Përditesimi: 14 Janar 2022, 08:37

  • Share

Një 51-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ndërsa nën hetim është bashkëpunëtorja e tij pasi akuzohen për transport të emigrantëve të paligjshëm.

Ilir Mera është kapur nga policia në mesnatë në Paskuqan duke transportuar 2 emigrantë, të cilëve iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE, kundrejt pagesës.

Bashkëpunëtorja e tij I.N., dhe dy emigrantët janë nën hetim nga autoritetet. 51-vjeçari i transportonte emigrantët nga Tirana në drejtim të Kukësit me qëllim kalimin në vendet fqinje.

Njoftimi i Policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar "Midnight", për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit. Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5 dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Vihet në pranga 1 shtetas që u kap në flagrancë duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm, procedohet penalisht bashkëpunëtorja e tij. Procedohen penalisht edhe 2 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit. 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, transportonin emigrantë të paligjshëm, nga Tirana në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin në vendet fqinje, me destinacion final vendet e BE-së, organizuan dhe finalizuan operacionin “Midnight”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. M., 51 vjeç, banues në Babrru, Tiranë, dhe u procedua penalisht bashkëpunëtorja e tij, shtetasja I. N., 35 vjeçe, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasi I. M. është kapur nga shërbimet e Policisë, në mesnatë, në zonën e Paskuqanit, duke transportuar 2 emigrantë, të cilëve iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit monetar.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 2 shtetasit e huaj, për veprën penale "Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror". Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe "Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?