Foto ilustruese

Kronikë

Po transportonte emigrantë të paligjshëm e nuk iu bind urdhrit të policisë, 20-vjeçari bën aksident te 'Uji i Ftohtë' në Tepelenë, arrestohet nga Policia

13 Nëntor 2021, 14:58| Përditesimi: 13 Nëntor 2021, 16:00

  • Share

GJIROKASTËR-  Një skemë filmash aksion është regjistruar në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, ku një 20-vjeçar që po transportonte emigrantë të paligjshëm, iu ka iku policisë dhe nga shpejtësia është aksidentuar. Bëhët fjalë për të riun me inicialet A.K., banues në Tiranë.

Efektivët e policisë e kanë urdhëruar që të ndalë pasi kishin informacione se në makinë kishte emigrantë të paligjshëm, por për t'i shpëtuar policisë ai i dha gaz makinës duke u aksidentuar në vendin e quajtur "Uji i ftohtë", Tepelenë. për pasojë drejtuesi i mjetit, pasagjerja,  shtetasia E. B., banuese në Tiranë dhe 3 emigrantë të paligjshëm. Fatmirësisht mësohet se ato janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj 20-vjeçarit rëndojnë 3 akuza për veprat penale  “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit", "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe  "Mosbindje  ndaj urdhrit të punonjësit të policisë".

Njoftimi i policisë
Gjirokastër. Në vijim të operacionit "Muzgu", nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër dhe Komisariatin e Policisë Tepelenë,  u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Arrrstimi i shtetasit A. K., u bë pasi në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër,  shtetasi i mësipërm nuk i është bindur urdhërit për të ndaluar  të shërbimeve të policisë, të cilët po ushtronin kontroll në automjete, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe si rezultat i shpejtësisë së mjetit, në vendin e quajtur "Uji i ftohtë", Tepelenë, mjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit, pasagjerja,  shtetasia E. B., banuese në Tiranë dhe 3 emigrantë të paligjshëm, të cilët janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pa probleme për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit", "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe  "Mosbindje  ndaj urdhërit të punonjësit të policisë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?