Po transportonte emigrantë kundrejt parave, arrestohet 32-vjeçari në Lezhë

31 Dhjetor 2022, 13:46| Përditesimi: 31 Dhjetor 2022, 14:09

  • Share

LEZHË- Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur duke transportuar 23 emigrantë të paligjshëm.

32-vjeçari është ndaluar nga policia në autostradën " Milot - Morinë", në vendin e quajtur Rrubik. Ai është kapur me 23 emigrantë të paligjshëm të cilët po i transportonte drejt Malit të Zi kundrejt pagesës.

Erton Krasniqi u kishte marrë nga 500 euro personit për t’i kaluar drejt Malit të Zi. Ata kishin si qëllim të kalonin drejt BE-së. Ndaj 32-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?