Po transportonte cigare kontrabandë për t’i shitur në dyqanin e tij, arrestohet 36-vjeçari në Devoll

24 Mars 2023, 17:34| Përditesimi: 24 Mars 2023, 17:35

  • Share

DEVOLL- Një 36-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Devoll pasi është kapur duke transportuar cigare kontrabandë.

36-vjeçari, A. Y., është ndaluar për kontroll nga policia dhe i janë gjetur në makinë 30 steka me cigare të markave të ndryshme. Më pas i është ushtruar kontroll edhe në dyqanin e tij dhe i janë gjetur paketa të tjera me cigare, për të cilat 36-vjeçari nuk kishte fatura tatimore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?