Po transportonte 8 klandestinë drejt Tiranës, në pranga 28-vjeçari! Arrestohen edhe 2 bashkëpunëtorët e tij

5 Gusht 2023, 12:27| Përditesimi: 5 Gusht 2023, 13:50

  • Share

Një 28-vjeçar ka rënë në pranga, pasi u kap në flagrancë,  teksa transportonte 8 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Ndërsa 2 bashkëpunëtorët e tij, u kapën teksa lëviznin me një automjet tjetër dhe mbikëqyrnin rrugën, për të shmangur policët.

Një 28-vjeçar ka rënë në pranga, teksa transportonte 8 emigrantë nga vendet e treta, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Ndërsa 2 bashkëpunëtorët e tij, u kapën teksa lëviznin me një automjet tjetër dhe mbikëqyrnin rrugën, për të shmangur policët.

Teksa po kalonte në aksin nacional Tepelenë-Memaliaj, me 8 emigrantë të paligjshëm në makinë, Ardit Laushka është ndaluar dhe është vënë në pranga nga policia.

Po ashtu dy bashkëpunëtorët e tij, Gilberto Mako 34 vjeç dhe Besmir Papa 38 vjeç u ndaluan, pasi u kapën duke lëvizur me një automjet tjetër me qëllim mbikëqyrjen e rrugës, për të shmangur patrullat e Policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet, 500 euro dhe 25000 lekë të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe 5 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?