Po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 34-vjeçari në Gjirokastër (VIDEO)

31 Tetor 2022, 09:19| Përditesimi: 31 Tetor 2022, 09:31

  • Share

 GJIROKASTËR- 34-vjeçari Ervin Lamaj është vënë në prangat e policisë pasi u kap duke transportiar 6 emigrantë të paligjshëm në këmbim të parave.

I riu u kap në flagrancë në Gjirokastër me mjetin tip ‘Ford’ të cilin e kishte pa leje drejtimi. Pas arrestimit Lamajt iu sekuestrua mjeti dhe një aparat celular të cilin e përdorte për t’u lidhru me klientë të tjerë.

34-vjeçari është gjetur në vendin e quajtur ‘Shkalla e Zezë’ në Tepelenë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?