Kronikë

Po transportonte 6 emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, arrestohet 21-vjeçari në Kukës

1 Dhjetor 2021, 11:18| Përditesimi: 1 Dhjetor 2021, 11:28

  • Share

Një 21-vjeçar me inicialet A.Gj., ka rënë në prangat e policisë në Kukës pasi u kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm me makinën e tij.

Mësohet se i riu kundrejt pagesës do kalonte emigrantët në mënyrë të paligjshme drejt Kosovës që më pas kishin destinacion vendet e BE-së.

Sakaq, Policia Kukës njofton se i riu po i transportonte 6 emigrantët me një mjet tip ‘Hunday’. Siç shihet në pamje, policia kap një nga emigrantët në bagazhin e makinës.

Njoftimi i Policisë
Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës kanë vijuar kontrollet në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë emigrantëve të paligjshëm, për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së.

Si rezultat i kontrolleve u arrestua në flagrancë shtetasi A. Gj., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me një automjet tip "Honday", emigrantë të paligjshëm, që të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?