Një 19 vjeçar është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi po transportohen në mënyrë të paligjshme 6 shtetas të huaj.
Pas ndalimit u janë sekuestruar një automjet dhe disa aparate celulare.
Në pranga ka rënë 19 vjeçari me iniciale M.M, banues në Kukës.
Arrestimi i tij u bë pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në Laprakë, duke transportuar në drejtim të Kukësit, 6 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit monetar, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim E. S., i cili dyshohet se është i implikuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".