Droga e sekuestruar

Po transportonte 42 kg marijuanë, arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Selanik

7 Tetor 2023, 13:58| Përditesimi: 7 Tetor 2023, 14:00

  • Share

Rreth 42 kg marijuanë janë sekuestruar nga Policia Greke, pasi kjo e fundit iu vu nga pas mjetit që drejtohej nga një 31-vjeçar shqiptar, i cili u ndalua në Selanik.

Sipas policisë greke 31-vjeçari është arrestuar paraditen e djeshme (06.10.2023) në zonën e Selanikut.

Mësohet se nga kontrolli i kryer në automjetin e të riut me iniciale I.X.E., u gjetën 2 çanta udhëtimi me 40 pako kanabis të papërpunuar, me peshë totale 42kilogramë e 700 gram.

Sakaq, gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tij në Selanik u gjet dhe një sasi tjetër marijuane. Po ashtu u sekuestrua automjeti i transportit, 1 celular me 1 kartë SIM dhe 55 euro.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?