Po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohet 38-vjeçari në Pogradec (EMRI)

24 Janar, 15:25| Përditesimi: 24 Janar, 15:32

  • Share

Denis Goce është arrestuar nga policia pari është kapur teksa transportonte emigrantë kundrejt pagesës, në mënyrë që të kalonin kufirin ilegalisht.

38 vjeçari, banues në fshatin Vishocicë, Devoll, u arrestua në kuadër të operacionit ‘Midnight 26’, në dalje të qytetit të Pogradecit.

Ai po udhëtonte me një makinë tip “Benz” dhe nga kontrolli në brendësi të automjetit, u panë 4 emigrantë të cilët po transportoheshin kundrejt pagesave, në mënyrë që të kalonin kufirin, ilegalisht.

Më tej, nga verifikimet dhe kontrollet e tjera, u konstatua se Denis Goce drejtonte automjetin, pa leje drejtimi, dhe se kishte me vete, një sasi të vogël lënde narkotike kanabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti me të cilin kryhej transportimi, 3 celularë dhe sasia e kanabisit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?