Foto ilustruese

Po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet një 45-vjeçar në Kamëz

25 Nëntor 2020, 15:25| Përditesimi: 25 Nëntor 2020, 15:30

  • Share

KAMËZ - Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia pasi u kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm.

Autoritetet ndaluan 45-vjeçarin me iniciale N.Gj. në Kamzë teksa po transportonte 4 emigrantët.

Ai u kishte premtuar emigrantëve kalimin drejt vendeve të BE-së në këmbim të një pagese.

“Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet goditën një tjetër rast duke vënë në pranga shtetasin N. Gj., 45 vjeç, pasi është kapur në flagrancë në Kamzë, duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, me mjetin e tij” – njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore. 

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?