Stekat e cigareve të sekuestruara

Po transportonte 101 steka cigaresh kontrabandë, arrestohet 62-vjeçari në Tiranë

27 Tetor 2022, 16:28| Përditesimi: 27 Tetor 2022, 16:33

  • Share

Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi është kapur duke transportuar 101 steka me cigare, të dyshuara të kontrabanduara.

Z.M, banues në Tiranë u vu në pranga të policisë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në makinën që ai drejtonte, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 101 steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara.   

‘Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë goditur një tjetër rast të kontrabandës së mallrave, për të cilin kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: 

- Z. M., 62 vjeç, banues në Tiranë.  

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte shtetasi Z. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 101 steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara.   

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?