Drutë e prera në Shkodër

Po transportonin me tre kamionë 23 m³ dru të prera në pyje, vihen nën hetim 7 persona në Shkodër

25 Gusht 2023, 15:12| Përditesimi: 25 Gusht 2023, 15:36

  • Share

Shtatë persona janë vënë nën hetim, pasi u kapën duke transportuar me tre kamionë 23 m³ dru të prera në pyje, në kundërshtim me ligjin.

Tre kamionë të mbushur me dru të prerë në pyje, në kundërshtim me ligjin janë ndaluar nga Policia e Shkodrës, ditën e sotme.

Nëpërmjet një subjekti ekonomik të paregjistruar, në administrimin nga G. L., të shtatë personat pritnin dru për zjarr, nga sipërfaqet pyjore të fshatit Maranaj, në mënyrë të kundërligjshme, dhe i transportonin ata, me 3 kamionë.

G. L., 53 vjeç, G. M., 59 vjeç , P. N., 45 vjeç, R. L., 54 vjeç , Sh. M., 67 vjeç, Gj. B., 36 vjeç dhe M. B., 29 vjeç, u ndaluan teksa transportonin 23 m³ dru.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për R. H., 53 vjeç, inspektor i pyjeve të fshatit Maranaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 kamionë dhe 23 m3 dru për zjarr.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?