Kronikë

Po transportonin me kamion gurë dekorative të nxjerrë nga Mali i Tomorit, 6 persona nën hetim

11 Nëntor 2021, 13:59| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 14:29

  • Share

6 persona janë nënë hetim pasi akuzohen për krime mjedisore. Ata akuzohen se kanë marrë gurë dekorative nga Mali i Tomorit duke e dëmtuar atë, gjë që ndalohet me ligj si zonë e mbrojtur.

Këto persona në bashkëpunim më njeri-tjetrit merrnin gurët dekorative dhe i transportonin ato me kamionë, për t’i shitur më pas.

Ky rast është zbuluar nga policia e Skraparit, duke vënë në hetim në gjendje të lirë 6 personat  A.S., 30 vjeç, F.M., 26 vjeç, G.K., 40 vjeç, I.Q., 43 vjeç., K.K., 39 vjeç dhe Sh.K., 35 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?