Produktet e sekuestruara

Po transportonin mallra kontrabandë me vlerë 1 milion e 250 mijë lekë, vihen në pranga 2 persona në Lezhë ! Do i shisnin online

15 Shtator 2022, 18:48| Përditesimi: 15 Shtator 2022, 19:08

  • Share

LEZHË- Janë gjetur dhe sekuestruar mallra kontrabandë me një vlerë prej 1 milion e 250 mijë lekësh, të cilat ishin destinuar për tu shitur online dhe si rezultat janë arrestuar dy persona.

Në vendin e quajtur "Skuraj", gjatë kontrollit në një mjet tip "furgon" u gjetën mallra dhe artikuj të ndryshëm ushqimor dhe industrialë me një vlerë totale rreth   1 milion lekësh për të cilat u arrestua  drejtuesi i mjetit , një 35-vjeçar me iniciale A.D., i cili nuk ishte i pajisur me faturë tatimore përkatëse për këto mallra.

Ndërsa, në aksin rrugor “Milot - Rrëshen”, gjatë kontrollit  po në një mjet tip "furgon" që drejtohej nga një 38-vjeçar me iniciale A. K janë gjetur dhe sekuestruar mallra dhe artikuj të ndryshëm ndërtimi dhe duralumini, me vlerë totale rreth 250 000 lekë, për të cilat nuk ishte i pajisur me faturë tatimore.

2 personat e arrestuar po tentonin t’i transportonin mallrat e kontrabanduara me qëllim tregtimin e tyre online.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale "Kontrabandë me mallra të tjera, “Fshehja e të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave dhe i tatimeve".

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?