Po transportonin lëndë narkotike në aksin rrugor Lezhë-Milot, dy të arrestuar

2 Prill 2022, 08:31| Përditesimi: 2 Prill 2022, 08:46

  • Share

Dy të rinj janë vënë në pranga të policisë së Lezhës, pasi po transportonin lëndë narkotike. Ardit Marku, 26-vjeç, drejtues i mjetit, dhe Emiljan Gega, 22-vjeç, teksa po udhëtonin me një mjet tip ‘Mitsubishi’, u ndaluan nga policia në aksin e vjetër Lezhë-Milot në fshatin Pllanë.

Pas kontrollit, në makinë u gjetën 3 thasë plastmasi ngjyrë e zezë, të mbushura me material bimor të dyshuar lëndë narkotike, ku pas peshimit total të tyre rezultoi 26 kilogramë pesha e tyre.

Në vijim të operacionit, u bë arrestimi në flagrancë i dy të rinjve, banues në Kurbin, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja  e lëndëve narkotike'', kryer në bashkëpunim.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan  lënda e dyshuar narkotike, automjeti dhe 2 aparatet celularë. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?