Foto ilustruese

Po transportonin kundrejt pagesës 3 emigrantë nga India, vihen në pranga dy të rinjtë në Shkodër

23 Shtator 2023, 11:41| Përditesimi: 23 Shtator 2023, 11:56

  • Share

Dy të rinj janë vënë në pranga nga Policia Shkodër, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, 3 emigrantë nga India që synonin të kalonin kufirin.

Në pranga kanë rënë Rigers Dekaj , 21 vjeç, banues në fshatin Golem, i cili ishte drejtues i mjetit me të cilin po transportoheshin emigrantët dhe Agustin Gjeta, 25 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, pasagjer në automjetin e ndaluar.

Dy të rinjtë u kapën më afërsi të rrethrrotullimit të fshatit Dobër, teksa transportonin me një automjeti tip "Volkswagen", 3 emigrantë nga India.

Automjeti u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, së bashku me 150 euro të dyshuara të përfituara nga transportimi.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?