Po transportonin dru zjarri të prerë në mënyrë të paligjshme, dy persona në hetim në Pogradec

9 Gusht 2023, 15:58| Përditesimi: 9 Gusht 2023, 16:00

  • Share

POGRADEC- Dy persona janë vënë në hetim të Pogradec, pasi janë kapur duke transportuar dru për zjarr, të prerë në mënyrë të paligjshme. Policia ka sekuestruar 33 m3 lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës, dhe 2 kamionët që shërbyen për t’i transportuar.    

Konkretisht filloi hetimi për 54-vjeçarin  D. P., banues në fshatin Leshnicë, Pogradec, pasi në aksin rrugor "Pogradec-Korçë", në Qafë Plloçë, u kap duke transportuar me një kamion tip "Benz", 15 m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës;

Po ashtu është vënë në hetim edhe 35-vjeçari K. Sh., banues në Pogradec, i cili në afërsi të fshatit Vërdovë, u kap duke transportuar me një kamion tip "Man", 18 m3 dru zjarri, pa dokumentacionin përkatës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.   

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?