Po transportonin drogë, në pranga dy trafikantët në Krujë! Policia u gjen thesin e kanabisit në makinë

9 Mars, 08:54| Përditesimi: 9 Mars, 09:25

  • Share

TIRANË- Policia e Krujës ka arrestuar dy persona të cilët janë kapur duke transportuar kanabis. Në kuadër të operacionit ‘Ndërmjetësi’ në rrugën ‘Hida’ u arrestuan Altin Shkurtaj, 39 vjeç, dhe Aldo Gjoni, 30 vjeç, të dy banues në Selitë, Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë ndërhyrjes së policisë, këta dy shtetas janë kapur në flagrancë duke transportuar me automjet, një thes brenda të cilit kishte lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë 3 kg.

Lënda narkotike, së bashku me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.  

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?