Mallrat kontrabandë

Po transportonin alkool dhe mish kontrabandë nga Serbia, arrestohen në Kosovë dy shoferë serbë     

13 Gusht 2023, 12:02| Përditesimi: 13 Gusht 2023, 12:20

  • Share

Dy persona janë vënë në pranga në pikën kufitare Muçibabë-Lipovicë, pasi u kapën teksa transportonin mallra kontrabandë që vinin nga Serbia me destinacion Kosovën. Mallrat e kontrabanduara në të dy rastet, u sekuestruan nga policia.

Gjatë kontrolleve të kryera në pikën kufitare Muçibabë-Lipovicë në Gjilan, policia ka konstatuar dy raste të kontrabandimit të mallrave ushqimore, kryesisht mish dhe alkool.

Konkretisht, gjatë vëzhgimeve të kryera gjtë ditës së djeshme, policia ka vërejtur një automjet të dyshimtë,i cili po vinte nga Serbia për në Kosovë.

Sakaq, automjeti është ndaluar në rrugën Muçibabë-Pasjan dhe gjatë konstrolleve janë gjetur 24 litra verë, 600 shishe birra dhe 260 shishe uji mineral dhe natyral.

Për pasojë është vënë në pranga një shtetas serb me iniciale I.J.

Ndërsa rasti i dytë, policia ka gjetur në një automjet në po të njejtin vend, dy paket mish dhe 640 shishe me birra kontrabandë nga Serbia, ku për pasojë ëshjtë arrestaur nje tjetër shtetas serb.

 

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 13/08/2023 12:12

    Mishë i prishur sikur vet serborusia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?