Po transportonin 9 kg kanabis me makinë, arrestohet 50-vjeçari, arratiset bashkëpunëtori i tij

25 Prill 2022, 10:34| Përditesimi: 25 Prill 2022, 10:41

  • Share

Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Lezhë dhe një person tjetër është shpallur në kërkim, pasi u kapën duke transportuar kanabis.

Është arrestuar Albert Çeka dhe është shpallur në kërkim Ded Prendi, i cili mundi të arratisej. Ata u arrestuan pas një hetimi disajavor nga policia, ndërsa në makinë iu gjetën 9 kilogramë kanabis.  

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna hetimore  për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim".

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?