VIDEO/ Po transportonin 8 klandestinë sirianë, arrestohen 2 trafikantët në Lushnjë

20 Shtator 2023, 13:43| Përditesimi: 20 Shtator 2023, 13:56

  • Share

LUSHNJË- 8 klandestinë janë gjetur në dalje të aksit Lushnjë-Rrogozhinë, ndërsa trafikantët e tyre janë arrestuar nga policia.

Policia ka gjetur mjetin tip ‘Mercedez’ me targa ‘AB 653JR8’, brenda së cilit ishin katër gra dhe 4 burra, të cilët dyshohet se janë sirianë. Mjeti u gjet i braktisur në dalje të autostradës Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Golem.

Pas gjetjes së emigrantëve është bërë i mundur edhe ndalimi i drejtuesit të mjetit ‘Benz’ dhe një shoqëruesi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?