Foto ilustruese

Po transportonin 5 emigrantë të paligjshëm në Mal të Zi me qëllim kalimin drejt vendeve të BE, arrestohen dy të rinjtë në Shkodër

8 Shkurt 2023, 10:14| Përditesimi: 8 Shkurt 2023, 10:17

  • Share

Dy të rinj në Shkodër janë vënë në pranga nga policia pasi janë kapur duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm drejt Malit të Zi me qëllim kalimin drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Të rinjtë e identifikuar si A.L, 24 vjeç dhe E.M, 23 vjeç janë kapur në flagrancë teksa po zbrisnin nga automjeti i tyre 5 emigrantë të cilët po i transportonin në Mal të Zi kundrejt pagesës.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?