Po transportonin 36 kg kanabis me thasë, arrestohen dy të rijnë në Mirditë! Në shtëpi mbanin pistoletë dhe municione

22 Mars 2022, 10:46| Përditesimi: 22 Mars 2022, 11:17

  • Share

10 thasë me kanabis, me peshë 36 kilogramë janë sekuestruar nga policia, pasi u kapën në makinën e dy të rinjve në Mirditë.

Sasia e lëndës narkotike u gjet gjatë kontrollit të automjetit tip “Opel”, me drejtues Roland Lala 28 vjeç dhe pasagjer K. Z 28 vjeç, i cili po lëvizte në drejtim të Mirditës, po transportonin lëndë narkotike, në afërsi të fshatit Jezull, Mirditë.

Në vijim të operacionit, policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e shtetasit Roland Lalës, në fshatin Zall Dardhë, Dibër, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, një pistoletë shenjëdhënëse dhe municion luftarak.

Roland Lala, 28 vjeç, është banues në Zall Dardhë, Dibër dhe K.Z, 28 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?