'Po tenton të fshehë të vërtetën', Kerpaçi për Ramën: Pse nuk kryhen testimet në masë? Mjafton 10 minuta ...

11 Prill 2020, 11:20| Përditesimi: 11 Prill 2020, 11:25

  • Share

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale ish-deputetja e LSI, Floida Kerpaçi, kërkon nga qeveria dhe kryeministri Rama se përse në vendin tonë nuk po kryhet testimi masiv për COVID-19. Sipas mënyrës aktuale të testimet, thotë Kerpaçi, nuk mund të bëhet identifikimi dhe izolimi i përhapjes së koronavirusit. Ish-deputetja shkon më tej duke deklaruar se qëllimi i kryeministrit është të fshehë të vërtetën e të infektuarve, ndërsa kërcënon me burg dhe shtrëngim të penaliteteve.

Më tej Kerpaçi sjell një model testimi që sipas saj po aplikohet në botë, ndërkohë që dje drejtuesit e OBSH-së thanë se modeli i testimeve që po aplikohen nga qeveria në vendin tonë është i këshillueshëm.

Postimi i Floida Kerpaçit

Pse kryeministri nuk po ndjek udhëzimin e OBSH për testim masiv?

Të gjitha vendet e zhvilluara po ndjekin strategjinë e testimit masiv , me qëllim për të identifikuar të infektuarit dhe në këtë mënyrë pengojnë përhapjen e virusit Covid-19.

Ndërsa kryeministri po e refuzon këtë testim të gjerë sepse qëllimi i tij është të fshehë të vërtetën e të infektuarve me Covid-19.

Në vend të kërcënimeve me burg , shtrëngimeve të penaliteteve jashtë çdo proporcionaliteti duhet të përgjigjet pse nuk po bëhen testime masive?

Pse po injorohet udhëzimi i OBSH!!?

Testimi masiv është strategjia që na duhet për të përshpejtuar gjurmueshmërinë e rasteve, saktësimin e hartës së përhapjes së virusit e mbi të gjitha do na mundësonte ta kalonim këtë situatë shumë herë më shpejtë se sa bllokimi i jetës sociale e ekonomike!

Asnjë njeriu nuk i duhet mohuar e drejta për të identifikuar veten e për të hequr çdo dyshim për komplikacione të mëtejshme mbi shëndetin e tij.

Madje, risitë janë që në të gjithë botën po fillon të aplikohet një test i thjeshtë, i lirë ,që bëhet vetëm për 10 min dhe të identifikon nëse je apo jo i infektuar.

Ju ftoj të ndiqni videon e Nas Daily, ku tregohet qartë sesi për 10 min ka bërë testin e shpejtë për Covid-19.

Rruga e vetme është Testim , Testim , Testim!!

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • yp xhixhi: 11/04/2020 13:20

    Shqiperia ja hodhi konoravirusit fale rregullave te vendosur nga qeveria moj lavire e LSIse.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 11/04/2020 12:16

    Ja dhe Kerpackarakur....a

    Përgjigju
  • Lereni moje km.z.Rama se po punon shume mire..: 11/04/2020 11:50

    Meru me mire me ata Kriminelat qe Jane mare me Korruption dhe vrasje ketu e 30 vjete..Si ste vjen Turp,, Si Rini qe je,genjesh per nje pjate Supe..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?