Arma e zjarrit e gjetur

Po tentohej të murosej, sekuestrohet ‘kallashnikovi’ në Shkodër, dyshohet të jetë përdorur për ngjarje kriminale

13 Qershor 2023, 12:44| Përditesimi: 13 Qershor 2023, 12:46

  • Share

Një armë zjarri tip ‘kallashnikov’ është sekuestruar nga policia e Shkodrës. Arma dyshohet se është përdorur për të kryer ngjarje kriminale.

Ndërsa policia ndërhyri në një banesë në lagjen ‘Skënderbeg’ ku po tentohej të murosej arma tip ‘kallashnikov’.

Për rastin nisën hetimet në gjende të lirë për të moshuarin që u gjet i vetëm në banesën ku u zbulua arma. Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri automatik, me një kreher me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe do të dërgohen për ekzaminim të mëtejshëm në Institutin e Policisë Shkencore.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?