'Po të dëgjoj' - Strategjia e re e Lulzim Bashës: Troket në derë dhe i hap frigoriferin qytetarëve (VIDEO)

6 Shkurt 2020, 13:16| Përditesimi: 6 Shkurt 2020, 13:28

  • Share

TIRANË - "Po të dëgjoj", është pagëzimi që lideri demokrat Lulzim Basha i ka vënë një strategjie të re të komunikimit me qytetarët. Duke trokitur në dyer të rastësishme të qytetarëve, kryedemokrati futet në shtëpitë e tyre për të bashkëbiseduar lidhur me shqetësimet e tyre. "Nuk kam ardhur as për fushatë as për zgjedhje", thotë Basha teksa futet në një familje me 4 anëtarë, çifti i bashkëshortëve dhe dy fëmijët. Kryefamiljari ka bërë disa kurse profesionale për elektricist, gips dhe lyerje për të marrë zanat, ndërsa bashkëshortja e tij është e papunë.

Video, e cila është shfaqur e montuar në profilin zyrtar të Lulzim Bashës në Facebook, nuk është Live. Gjatë bisedës, Basha i kërkon kryefamiljarit nëse mund të shohë se çfarë ka brenda frigoriferit të familjes, ku situata siç edhe qytetari shprehet, reflekton fundin e muajit.

"Shqiptarët meritojnë të dëgjohen me vëmendje. Me Entonin dhe familjen e tij të re në Tiranë, duke folur për problemet e përditshme", shkruan Basha teksa poston videon.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Andi: 06/02/2020 18:19

    O Lul o budalla po si ja hape frigoriferin burrit te botes ashtu? Je qesharak ti e ato palloshat qe te vijn pas. Prandaj po ben palle edi rama se i ka qellu perballe nje pallosh qoftesh si ti. Je shum shum antipatik, pa karizem, pa moral.

    Përgjigju
  • O tej: 06/02/2020 14:51

    Luli me sqepar tr hapsha va... o vrases

    Përgjigju
  • Begu: 06/02/2020 14:06

    Ju ka ngushtuar hapesira komunikuese ,Andaj, ka nderrua formen e "vizitave" hyrjes pak sa hajdutrisht, pa para lajmerin,gjendet,sherbehet me nje "ndrmjetesues,sekser dhe futet si hajni ne Fllanik.Kjo ishte edhe vizita ne Qytetin Studenti dhe kjo qe shkruan ketu.

    Përgjigju
  • KARAGJOZI: 06/02/2020 14:06

    O lylzim karagjozi po kur ishe ti në pushtet që vodhe 260 miljon euro në rugën e kombit njerzit jetonin me lug floriri o karagjoz. Po ti je i pa cip ti je jo vetëm hajdut po dhe kriminel o lyl llapa zaten ti je 7×7=42 më keq se vet llapa o lyl hapa dollapa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?