'Po s'të pëlqeva unë, gjej dikë më të lirë dhe të mirë', gazetari Rusta në Repolitix: Mesazhet e Tire Alldervishit tregojnë se fenomeni është i përhapur

14 Janar 2021, 23:11| Përditesimi: 14 Janar 2021, 23:15

  • Share

Sanitarja e 'Shefqet Ndroqi' Tire Alldervishi, e cila u hoq si infermiere duke i marrë familjarëve të një paciente me COVID të shtuar 800 mijë lekë, dyshohet se fenomeni është i përhapur . Dyshimet se ky fenomen është vetëm rasti i Tires, lindin pas zbardhjes së disa komunikimeve në ËhatsApp mes Tires dhe vajzës së pacientes, e cila ndërroi jetë nga COVID, ku thotë se 70 mijë letë nata janë pak dhe nëse dëshironte mund të gjendje dikë më të lirë dhe më të mirë që të kujdesej për nënë e saj të shtruar dhe se saj nuk i ngelej hatri.

Gazetari Arsen Rusta, i ftuar në emisionin "Repolitx" në Report Tv, tha se  kjo tregon se Tirja nuk është fenomeni i vetëm dhe se organet kompetente duhet të hetojnë.  

"Tire Alldervishi thotë se 7 mijë lekë janë pak për sonte, ndërkohë që dhe hotelet e mira në Tiranë e kanë 50 euro nata.  Ajo shprehet se vajza mund të gjeje më mirë dhe më lirë. Ky është një dyshim me indicie të arsyeshme dhe prova rrethanore dhe ky komunikim tregon se është një fenomen ekziston dhe nuk është i vetmi. Kjo është pjesë e investigimit të mediave dhe nëse nuk do e kishte bërë media, ku është krimi ekonomi, ku është kontrolli i administratës. Të paktën administrata e covid 2, që ka mjekë të nderuar, kanë përgjegjësi morale dhe ashtu siç kanë reaguar për rastet e vetëflijimeve të pacientëve me covid, të flisnin edhe për këtë rast për opinionin publik. Tirja nuk përfaqëson mjekët por ishte pjesë e spitalit", tha gazetari Rusta.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Flori: 15/01/2021 01:44

    Denojeni kete plehre..do leke malokja,,rrace e poshter....ptu.ptu.

    Përgjigju
    • miri kola: 15/01/2021 09:19

      Kjo eshte e fundit qe duhet denuar, dhe eshte "tironse".

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?