Ardian Ismajli

Po shkëlqen në Serie A, Ardian Ismajli interes nga klubi europian! E ndoqën në përballjen me Napolin

9 Nëntor 2022, 18:09| Përditesimi: 9 Nëntor 2022, 18:10

  • Share

Ardian Ismajli është ndër lojtarët kyç të Empolit në Serie A. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka shtuar fansat në Europë, teksa për të ka interes nga Feyenoord në Holandë. 26 vjeçari luajti dje në qendër të mbrojtes në humbjen me Napolin, që paçka rezultatit tregoi se është lideri i prapavijës.

"Tuttomercato" në Itali bën me dije se për Ismajlin ka interes nga disa klube në Europë, ndërsa në stadium së fundmi kanë qenë vëzhgues nga Feyenoord, me holandezët që kanë mbajtur shënime nga afër për shqiptarin. Tre sezonet e fundit të shkëlqyera në Serie A kanë bërë që vlera e mbrojtësit të shkojë në 1.8 milionë euro. Kujtojmë se në 2020 Ismajli la Hajdukun e Splitit për të kaluar te Spezia në Serie A dhe më pas te Empoli pas një sezoni.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?