Bledi Strakosha

'Po shkatërrohet pasuria jonë e përbashkët', Bledi Strakosha, thirrje protestuesve për të ndalur dhunën

14 Dhjetor 2020, 15:06| Përditesimi: 14 Dhjetor 2020, 15:09

  • Share

Prej ditësh në Tiranë është shkatërruar prona publike, në protestat e ccdo mbrëmë që kanë pasuar ngjarjen tragjike të 8 dhjetorit ku u vra nga polici 25-vjeçari, Klodjan Rasha. Personazhe të njohur publikë në Tiranë kanë shtuar thirrjet për distancim nga këto akte të dhunës. Moderatori i njohur, Bledi Strakosha, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet i indinjuar për shkatërrimin e objekteve publike dhe sinjalistikës rrugore.

 “Stacionet e autobusëve shërbejnë që një zonjë (zotëri, student/e, etj) të gjejë sado pak shplodhje e të mbrohet disi nga i ftohti i këtyre ditëve, teksa pret autobusin e lodhur nga dita e gjatë e punës. Semaforët shërbejnë për të organizuar lëvizjen e një prindi që nxiton të çojë a të marrë fëmijën në çerdhe, kopsht a shkollë. Që një fëmijë madhor t’u vijë në ndihmë prindërve pa kaos. Që një i sëmurë të mbërrijë në kohë për të marrë shërbimin shëndetësor. E kështu me radhë. Janë bërë me paratë tona dhe po me tonat do ribëhen. Është e vërtetë që janë thjesht gjëra materiale e që zëvendësohen lehtë, por përse duhen shkatërruar?! Ç’dobi sjell dëmtimi i asaj çka është e përbashkët?!” – shkruan Strakosha. 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 14/12/2020 16:31

    Shko mor legen e ha sufllaqe kjo politike ka 100 vjet si po na shkatrro si njerez e sdo tja dije njeri ti permend pasuri.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 14/12/2020 15:14

    Bravo mor djale qytetar dhe sqimetatr. Perballe maloketise barbarizmit shkaterimit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?