Kronikë

Po shiten pasaportat e vaksinimit? Fico: Kriminale! Gati të bashkëpunojmë me autoritetet përgjegjëse

22 Shtator 2021, 12:52| Përditesimi: 22 Shtator 2021, 13:08

  • Share

 

Një fenomen i cili është përhapur në ditët e sotme është edhe paraqitja e një kartoni flas sikur kanë bërë vaksinën anti-COVID. Shefja e ISHP-së, Albana Fico është shprehur se një fakt i tillë është kriminale e ndërsa është shprehur e gatshme për të bashkëpunuar me autoritetet përgjegjëse për të kapur “kriminelët”.

“ISHP nuk ka në detyrat e veta funksionale ndjekjen e rasteve kriminale të moskryerjes së vaksinës apo marrjes së një dokumenti, distancohemi të gjithë ekspertët  e shëndetësisë, 2 janë dëmet ndikojnë direkt në shëndetin e popullatës dhe ligji e përcakton qartë se çfarë ndodh në këto raste. Ne nuk kemi asnjë mënyrë për ta ndjekur këtë gjë, nëse autoritete do na kërkojnë që t’i mbështesim, do e bëjmë pa asnjë lloj hezitimi. Është e pamundur që ta kuptosh nëse ndonjëri prej tyre ka bërë gjoja vaksinë”, tha Fico.


Lajmi kryesor:

S’ndryshojnë masat anti-COVID! Komiteti i Ekspertëve: Rritet numri i shtatzënave të prekura rëndë! 33% e popullsisë e vaksinuar plotësisht! Të shtruarit në spital të vaksinuar me 2 doza shumë pak


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?