Po sfilonte me elegancë gjatë show-t të modës, modelja ndalet dhe 'gjuan' me pallto të ftuarit, i lë të gjithë pa fjalë (VIDEO)

31 Janar 2022, 16:41| Përditesimi: 31 Janar 2022, 17:01

  • Share

SHBA- Shfaqjet e modës kanë të bëjnë me ekuilibrin dhe elegancën. Megjithatë, një video e një modeleje amerikane që godet të ftuarit e show-t me pallto është bërë mjaft virale.

Protagonistja e këtij incidenti të pazakontë ishte një modele e re, e veshur me një set me ngjyra e cila teksa po ecte dhe po sfilonte, ndaloi dhe goditi me pallto një pjesë të audiencës që ndodhej në shfaqje.

Pas "shpërthimit" të saj i cili i la të gjithë pa fjalë, ajo vazhdoi performancën e saj sikur asgjë mos të kishte ndodhur.

Shumë menduan se ajo që ndodhi ishte e planifikua, ndërsa ka dhe nga ata që nuk gjejnë asnjë justifikim për veprimin e modeles.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 02/02/2022 02:48

    Me siguri ndonje nga spektatoret i ka hedhur ndonje fjale provokuese,ne epoken e /# ME TOO./ movement, goditja me pallto ishte e justifikuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?