Po rritet numri i pensionistëve por jo pensionet

25 Prill, 16:29| Përditesimi: 25 Prill, 17:05

  • Share

Vitet e fundit numri i pensionistëve është rritur me ritme më të shpejta se ai të punësuarve.

Nëse në vitin 2015, për të mbuluar pensionin e një qytetari kontribuonin 1.19 punonjës, sot kontribuojnë 1.17 punonjës.  Për të qenë efektive dhe e shëndetshme një skemë pensionesh duhet që numri i kontribuesve të rritet me ritme më të shpejta se ai i përfituesve

I ftuar në ‘Studion live’ në Report Tv eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli sjell me tabelë diferencën sa janë pensionet në Shqipëri në krahasim me vendet e rajonit.

Ndërkohë është rritur dhe numri i pensionistëve. Nga 570 mijë në 2013, në 2024 janë 717 mijë.

 

Këtë vit indeksimi i pensioneve pritet të ndodhë në tetor, dhe në buxhetin e shtetit janë caktuar 4.1 miliardë lekë (40.7 mln euro) dhe 3.6 miliardë lekë (35.9 mln euro) do të shpërndahen si bonus i fundvitit.

Aktualisht qeveria po bashkëpunon me ndërkombëtarët për reformën e re të pensioneve të bazuar në 4 shtylla kryesore, me synim rritjen e vlerës së pensionit që marrin qytetarët, rishikimin e formulës së indeksimit, por nga ana tjetër me synim rritjen e qëndrueshmërisë së skemës.

Ndiqni analizen e ekspertit të ekonomisë Fatos Çoçoli në studion e Report Tv. 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?