Foto ilustruese

Po riparonte çatinë, bie nga lartësia 55-vjeçari në Maliq, transportohet në spital

30 Shtator 2023, 12:45| Përditesimi: 30 Shtator 2023, 14:33

  • Share

Një 55-vjeçar ka rënë nga çatia e banesës së tij në fshatin Shkozë të Maliqit.

55-vjeçari me iniciale A.P., i cili banon në Tiranë, ka rënë nga lartësia teksa po riparonte çatinë e banesës së tij në Maliq.

Për pasojë, ai ka marrë dëmtime trupore, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?