Po raportonte live mbi rezultatet e ndeshjeve, gazetari kërcënohet me armë përballë kamerave! I marrin celularin

16 Shkurt 2021, 21:38| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 21:41

  • Share

Një incident ka ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Guayaquil në Ekuador. Gazetari sportiv Diego Ordinola po raportonte për fitoret në kampionat, por në fund të kronikës humbi telefonin, dhe rrezikoi jetën.

Por në një moment, të filmuar nga kameramani i tij gjakftohtë, një person me maskën anti-COVID dhe me një pistoletë në dorë, i afrohet duke e kërcënuar.

Hajduti i kërkon trupës televizive celularët, dhe zhduket më pas në trafikun e kryeqytetit, i ndihmuar nga një bashkëpunëtor me motor.

“Nuk punojmë dot rehat!”, komentoi Ordinola në Twitter mbi aventurën e tij të hidhur aq sa të pazakontë, por që po e bën atë të njohur globalisht, nga momenti që video po shpërndahet në të gjithë rrjetet sociale.

 

 

 

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?