Kronikë

Po qarkullonte me pistoletë, policia arrestoi të riun në Durrës, në shtëpi iu gjet kallashnikov dhe municione luftarake

13 Tetor 2021, 12:39| Përditesimi: 13 Tetor 2021, 12:50

  • Share

DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar një 18-vjeçar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar fizik ndaj tij, iu gjet një pistoletë sportive.

I riu, R.C është ndaluar në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kockave”, Plepa, Durrës, ndërsa më pas policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e tij ku ka gjetur 1 armë zjarri kallashnikov dhe 4 krehra automatiku me fishekë luftarak. 

Në këtë mënyrë është finalizuar operacioni policor i koduar “Blic”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?