Po punonte në stadiumin ‘Air Albania’, 40-vjeçari bie nga lartësia! Dërgohet me urgjencë në spital

18 Dhjetor 2021, 19:14| Përditesimi: 18 Dhjetor 2021, 19:25

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Tiranë. Një 40-vjeçar i cili po punonte në stadiumin 'Air Albania', dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe për pasojë është plagosur.

Mësohet se i plagosuri me inicialet H.M., është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë
Me datë 18.12.2021, rreth orës 17:50, te stadiumi "Air Albania", dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga një lartësi e vogël, shtetasi H. M., 40 vjeç, i cili ishte duke punuar. 

Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë. 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?