Foto ilustruese

Kronikë

Po punonte në minierën e Fushë Arrëzit, humb jetën 20-vjeçari

18 Gusht 2021, 20:01| Përditesimi: 18 Gusht 2021, 20:19

  • Share

Një 20-vjeçar, punonjës në minierën e Qafë Barit në Fushë Arrëz është aksidentuar për vdekje. Mësohet se i riu L.Ll., ka qenë duke punuar në minierë, në momentin që ka humbur jetën.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë që i ka marrë jetën një të riu këtë mbrëmje, teksa punonte në thellësitë e minierës.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?