Kronikë

Po punonte arën me zetor, plagoset rëndë 27-vjeçari në Pogradec! Transportohet me helikopter drejt Traumës (VIDEO)

6 Prill 2021, 14:03| Përditesimi: 6 Prill 2021, 17:38

  • Share

Një 27-vjeçar nga Pogradeci, i identifikuar si Algredo Mukadesi, është plagosur rëndë, pasi është aksidentuar teksa po punonte tokën me zetor.

Ai është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës, për shkak se gjendja e tij paraqitet e rëndë për shkak të hemorragjisë, pasi presa e zetorit i preu të dyja këmbët.

‘Më datë 06.04.2021, rreth orës 13:30, jemi njoftuar se në fshatin Porodinë, Korçë, shtetasi A. M., 27 vjeç, duke punuar arën me një mjet tip zetor, dyshohet se është plagosur rëndë në këmbë, si pasojë e frezës së mjetit. Aktualisht ky shtetas, ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?