Kronikë

Po plotësohet BKH/ Yuri Kim: SPAK po çon pas hekurave kriminelët, reforma po ecën edhe pse 'djemtë e këqij' s'e duan! Soreca: Tani fillon trajnimi i hetuesve

2 Prill 2021, 11:34| Përditesimi: 2 Prill 2021, 14:57

  • Share

TIRANË-Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka përshëndetur sot lajmin se janë përzgjedhur 28 hetuesit e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Teksa ka shpërndarë mesazhin e ambasadës së SHBA, Kim ka dhënë edhe një mesazh lidhur me zhvillimin në sistemin e drejtësisë në vend. Kim shprehet ndër të tjera se SPAK po sekuestron pasuri dhe po çon kriminelët pas hekurave.

 “SPAK po procedon më shumë, duke sekuestruar pasuritë dhe duke i vendosur kriminelët pas hekurave; Gjykata Kushtetuese po funksionon; Gjykata e Lartë po shqyrton çështje; vetingu vazhdon. Inspektorët e BKH po trajnohen. Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara edhe nëse “djemtë e këqij” nuk e duan atë,” shkruan Kim.

Paraditen e sotme ambasada Amerikane në Tiranë ka përshëndetur kualifikimin e 28 kandidatëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit nga 37 që ishin gjithsej. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruhet se SHBA do të vijojë që të mbështesë Prokurorinë e Posaçme dhe FBI-në shqiptare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit. 

Edhe ambasadori i OSBE, Luigi Soreca, e ka përshëndetur certifikimin e 28 kandidatëve për Byronë Kombëtare të hetimit. Në mesazhin e tij, Soreca ka nënvizuar se është e rëndësishme të nisë një thirrje e dytë për hetues të BKH.

BKH dje njoftoi se kandidatët, që kanë kaluar ose jo kushtet e sigurisë, do të njoftohen individualisht. Për tu plotësuar përfundimisht BKH duhet të ketë 60 anëtarë. Ndaj vijon procesi i rekrutimit për 32 pozicionet  “Hetues”, të pa plotësuara. Kandidatët do të duhet të kalojnë testin fizik fillimisht dhe më pas një seri kontrollesh.

Ora 11:55
'BE vazhdon të mbështesë SPAK', Soreca për BKH: Tani fillon trajnimi i specializuar

1606386786_luigisoreca620x330.jpg

Edhe ambasadori i OSBE, Luigi Soreca, e ka përshëndetur certifikimin e 28 kandidatëve për Byronë Kombëtare të hetimit. Në mesazhin e tij, Soreca ka nënvizuar se është e rëndësishme të nisë një thirrje e dytë për hetues të BKH.

 “Ne mirëpresim përfundimin e procesit të verifikimit për kandidatët e parë për hetuesit të BKH. Urime grave dhe burrave që e përfunduan me sukses! Tani do të fillojnë trajnim të specializuar. E rëndësishme është të filloni një thirrje të dytë për hetues. BE vazhdon të mbështesë SPAK”, shkruan ambasadori Soreca.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 02/04/2021 19:12

    Kë ka çuar më burg: Berishën, Metën, apo Bashën? Kur të çojë një nga kriminelët kryesorë atëherë mund të themi se sistemi po funksionon...

    Përgjigju
  • Lezha: 02/04/2021 16:19

    Po po fiks reforma ne drejtesi e futi ne burg edhe Ben Noken. Ahahahah sa i mjere ky popull

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?