Harta ku pasqyrohen të gjitha masat anti-COVID

Plan të ikni jashtë vendit për Vitin e Ri? Ja harta që ju tregon me detaje të gjitha masat anti-COVID që janë në fuqi, nga vendet e rajonit deri në Honolulu

28 Dhjetor 2021, 12:11| Përditesimi: 28 Dhjetor 2021, 12:51

  • Share

TIRANË- Keni bërë plane që të festoni Vitin e Ri jashtë vendit? Tashmë, përpara se të prisni një biletë udhëtimi, duhet patjetër që të mësoni se cilat janë masat anti-COVID që ka secili shtet në fuqi. Ministria e Jashtme ka vënë në dispozicion për të gjithë qytetarët hartën e botës ku ju njeh me të gjitha masat për çdo shtet. Mjaftoni që të klikoni shteti dhe aty do ju shfaqen masat, kategoritë e udhëtarëve që lejohen si edhe dokumentet e nevojshme. (KLIKONI KËTU)

Psh, nëse do klikojmë mbi hartën e Italisë, në faqen e ministrisë dalin këto të dhëna:

  • Autoritetet në Itali kanë dekretuar zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme kombëtare, për shkak të pandemisë COVID-19, deri më 31 mars 2022. Për personat që hyjnë në Itali, nga një vend i BE, është i detyrueshëm tamponi negativ PCR. Ata që nuk janë të vaksinuar bëhet e detyrueshme karantina 5 ditore dhe tamponi negativ.
  • Qytetarët shqiptarë mund të hyjnë në Itali, për motive të caktuara : 
  • 1. Pune
  • 2. Shëndeti,
  • 3. Studimi, 
  • 4. Urgjence, 
  • 5. Persona të cilët kthehen në vendin e tyre të rezidencës,
  • 6. Familjarët e ngushtë të shtetasve shqiptarë të pajisur me leje qëndrimi të rregullt në Itali,
  • 7. Personat të cilët kanë një marrëdhënie emocionale të provuar dhe të qëndrueshme me shtetas që janë rezidentë në Itali,
  • 8. Sportistë, teknikë, gjykatës garash dhe shoqërues që marrin pjesë në aktivitete sportive olimpike, paraolimpike të certifikuara dhe me interes kombëtar.
  • Dokumentacioni i nevojshëm që kërkohet:
  • 1. Formulari “Passenger Locator Form” në format digjital ose në kopje fizike https://app.euplf.eu/ 
  • 2. Testi me rezultat negativ molekular (PCR) të kryer 72 orë përpara udhëtimit ose antigjenik të kryer 24 orë përpara udhëtimit;
  • 3. Qytetarët i nënshtrohen izolimit në mirëbesim prej 10 ditësh në adresën e deklaruar në "Passenger Locator Form". Këto rregulla për udhëtimin janë në fuqi nga data 16 dhjetor 2021 deri më 31 janar 2022.

E njëjta gjë ndodh me të gjitha shtetet e tjera të botës.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?