Arrestimi i 23 vjeçarit

Po përgatitej për të kryer një krim të rëndë, pranga 23 vjeçarit në Vlorë! I zbulohet eksploziv me telekomandë, 2 uniforma 'blu' dhe 3 armë zjarri

3 Mars 2023, 10:31| Përditesimi: 3 Mars 2023, 11:01

  • Share

Një 23 vjeçar në Vlorë është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ishte anëtar i një grupi kriminal që po përgatitej për të kryer një sulm me tritol. Në pranga ka rënë Damiano Sejko.

Në bazë të informacioneve të siguruara për të riun, efektivët e policisë, kanë kryer edhe një kontroll në shtëpinë e tij ku kanë gjetur se sekuestruar 500 gramë eksploziv të montuar në një pajisje me telekomandë, 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, 1 armë gjahu, 38 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 2 uniforma policie, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, 2 aparate celulare dhe 1 automjet tip “Volksëagen”.

Për arrestimin e tij u angazhuan forca të shumta policise por uk janë zbuluar detaje të reja sa i takon shënjestrës së atentatit për shkak të sekretit hetimor. Ndërkohë vijon puna për të identifikuar anëtarët e tjerë të grupit kriminal që po përgatitej të kryente krimin e rëndë. 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?