Madonna rrëzohet në skenë

Po performonte në skenë, Madonna rrëzohet nga një prej balerinëve të saj (VIDEO)

20 Shkurt, 15:49| Përditesimi: 20 Shkurt, 16:05

  • Share

Këngëtarja Madonna vijon turnet e saj muzikorë edhe pas 40 viteve karrierë. Në koncertin e fundit në Seatle, një aksident i vogël ka ndodhur me këngëtaren.

Teksa po këndonte hitin e saj të vitit 1986 “Open you heart”, njëra nga balerinët që po e tërhiqte zvarrë në një karrige, papritur u pengua dhe bëri që edhe këngëtarja të rrëshqasë në tokë. Madonna, megjithatë vijoi performancën e saj shtrirë për disa sekonda, duke qeshur me atë që ndodhi. Më pas ajo u ngrit dhe filloi të kërcente e shoqëruar nga ovacionet e publikut.

Nuk është hera e parë që Madonna bie në skenë. Dhjetorin e kaluar kjo gjë ndodhi në Barclays Center në New York, në mes të shfaqjes “Hung Up”. Edhe në këtë rast, Madonna u rrëzua prej një balerini, i cili i kërkoi ndjesë këngëtares.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?