Ndërtesa pa leje në Valbonë

Kronikë

Po ndërtonte një ndërtesë pa leje në zonën e mbrojtur të Valbonës, një person i arrestuar (FOTO)

11 Nëntor 2021, 20:56| Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 20:57

  • Share

TROPOJË- Një person ka rënë në pranga pasi po ndërtonte një ndërtesë pa leje në Valbonë të Tropojës. Burime zyrtare bëjnë me dije se personi që po ndërtonte pa leje është identifikuar si R. H., banues në Valbonë.

Pas kontrolleve të policisë për të goditur ndërtimet pa leje, R. H. u konstatua se po ndërtonte pa leje në një zonë të mbrojtur, për pasojë edhe u arrestua. 'Report Tv' sjell foton e ndërtesës e cila ishte në ndërtim e sipër.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lekbibaj: 11/11/2021 23:22

    Sa shpejt e gjeten me e arrestu nje njeri te thjeshte qe po ben nje shtepi me fut koken, bravo duket fi filmi catia. Fusni ata te hec-eve perpara e pastaj merruni me nje njeri te thjeshte qe po ben nje shtepi njekateshe sa per tu strehuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?